Emel Gözellik
31 Maj 2020•Përditësim: 01 Qershor 2020
Meksika konfirmoi 364 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 9.779 numrin e përgjithshëm të viktimave, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të infektuarve në vend deri më tani ka arritur në 87.512, me 3.885 raste në 24 orët e fundit.
Më 27 maj, Meksika për herë të parë regjistroi një bilanc ditor prej më shumë se 500 viktimash. Virusi për herë të parë në këtë vend u zbulua më 28 shkurt, kurse vdekja e parë u regjistrua më 19 mars.