Sinan Doğan
13 Tetor 2020•Përditësim: 14 Tetor 2020
Në ngjarjet e dhunës në qytete të ndryshme të Meksikës gjatë fundjavës së kaluar kanë humbur jetën 114 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas raportit ditor të kabinetit të sigurisë, në shtetet federale Mexico, Puebla, Guanajuato dhe Michoacan ku ndodhin më së shumti ngjarjet e dhunës, janë vrarë 114 persona shumica e të cilëve nga përleshjet e bandave.
Zyrtarët njoftuan se që nga fillimi i këtij muaji në vend janë kryer 890 vrasje, numër që korrespondon me 80 persona në ditë.
Në Meksikë muajin e kaluar për shkak të ngjarjeve të dhunës u vranë 2.315 persona apo 77 vdekje në ditë.
Forcat e sigurisë për të parandaluar vrasjet në vend, zhvilluan operacione në të cilat kapën liderët e kartelit "Santa Rosa de Lima", El Marro dhe Jose Antonio Yepez Ortiz, por ende vazhdon rritja e numrit të vdekjeve.
Në valën e dhunës që u bë e pazgjidhshme pasi presidenti i atëhershëm i Meksikës, Felipe Calderon, në vitin 2006 filloi luftën agresive kundër karteleve dhe u vazhdua nga pasardhësi i tij Enrique Pena Nieto, numri i të vdekurve ka tejkaluar shifrën 300.000, ndërsa mbi 340.000 meksikanë janë zhvendosur nga vendet e tyre.