WASHINGTON (AA) – Deklarata e qeverisë së SHBA-ve se “respekton” marrëveshjen e arritur në Rakka mes organizatave terroriste DEASH dhe PKK/PYD, nuk gjeti vend në mediat e SHBA-ve, shkruan Anadolu Agency (AA).
Marrëveshja e arritur mes PKK/PYD-së dhe DEASH-it për tërheqjen e kësaj të fundit nga qyteti sirian Rakka, vazhdon të diskutohet në opinionin publik ndërkombëtar.
Mirëpo, kjo marrëveshje e cila lejon largimin e 350 pjesëtarëve të DEASH-it dhe më shumë se 4.000 anëtarëve të familjeve të tyre nga Rakka, nuk u bë temë diskutimi në mediat amerikane.
Deklarata e Pentagonit dhe koalicionit kundër DEASH-it në krye me SHBA-të se “respekton” marrëveshjen në fjalë shkaktoi reagime serioze sidomos nga shtetet e rajonit, kurse heshtja e opinionit publik amerikan tërhoqi vëmendjen.
Shtëpitë kryesore mediale në SHBA si CNN, Washington Post, New York Times, NBC dhe mediat tjera të rëndësishme nuk dhanë hapësirë të rëndësishme për këtë deklaratë.
Pyetjet e gazetarit të AA-së mbajtën në rend të ditës këtë çështje
Përpjekjet e gazetarëve të AA-së të cilët po e ndjekin që nga fillimi “mbështetjen e SHBA-ve për organizatën terroriste PKK/PYD” me pyetjet e tyre të shtruara duke filluar në Pentagon, në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe në institucionet tjera dhanë një kontribut të rëndësishëm që çështja e PKK/PYD-së të mbetet në rend të ditës të opinionit publik amerikan dhe të autoriteteve relevante.
SHBA filloi që ta ndihmojë nga ajri organizatën terroriste PKK/PYD në Siri që nga fundi i viti 2014, kurse me ndihma për armë që nga fillimi i vitit 2015.
Por, autoritetet amerikane pretendonin se armët po jepen për Koalicionin Arab të Sirisë, të lidhura me Forcat Demokratike të Sirisë, të cilin PKK/PYD e formoi për t’i parandaluar kundërshtimet që mund të vijnë nga shtetet e rajonit, duke filluar nga Turqia.
Pas pyetjes së gazetarit të AA-së nëse armët në fjalë po arrijnë në PKK/PYD, zëdhënësit të Pentagonit Peter Cook i kishte shpëtuar nga goja se një pjesë e tyre jepen edhe për PKK/PYD.
Pentagoni, i cili vërejti se përgjigjja e Cook është problematike në aspektin e retorikës së SHBA-ve, publikoi një korrigjim lidhur me deklaratën e Cook.
Reagimi i komandantit të koalicionit ndaj gazetarit të AA-së bëri që Pentagoni të kërkojë falje
Ndjekja nga afër e marrëdhënieve mes SHBA-ve me PKK/PYD-në të gazetarëve të AA-së dhe sjellja në rend të ditës të çdo zhvillimi në rajon në institucionet amerikane, nuk kishte ikur nga vëmendja e gjeneral lejtnant Stephen Townsend, ish-komandant i koalicionit kundër DEASH-it në krye me SHBA-të, koalicion i cili ka marrëdhënie të drejtpërdrejta me PKK/PYD-në në rajon.
Townsend në një konferencë për media ka pretenduar se PKK/PYD nuk ka ndonjë qëllim politik. Pas kësaj gazetari i AA-së kishte pyetur se “PKK/PYD vendos kantone në rajon, i bashkon ato kantone dhe çdo herë i shpalos synimet politike. Si mund të jeni të sigurtë ju se PKK/PYD nuk ka një synim? A ju thanë ata diçka juve për këtë çështje”.
Townsend, i cili u nervozua dhe nuk arriti t’i përgjigjet pyetjes së gazetarit, reagoi duke thënë: “Më duket se ti ke një axhendë politike sepse pyetja juaj nuk më erdh si shumë e paanshme”.
Pas brifingut, ish-drejtori i Operacioneve Mediale të Pentagonit, koloneli Jeff Davis kërkoi falje nga gazetari me një deklaratë me shkrim. Pas kësaj zëdhënësi i Komandës Qendrore të Forcave Amerikane (CENTCOM) i bëri një thirrje telefonike gazetarit, ku tha se nuk ka ndonjë problem te pyetja e tij dhe kërkoi falje për situatën.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-ve Dunford nuk arriti t’i përgjigjet gazetarit të AA-së
Pas marrjes së kontrollit të qytetit Rakka në Siri nga DEASH-i, organizata terroriste PKK/PYD afishoi posterin e kreut të organizatës terroriste PKK, Abdullah Ocalan në sheshin e Rakka-s. Anëtarët e kësaj organizate, marrjen nën kontroll të Rakkas, ia kushtuan Ocalan-it.
Gazetari i AA-së përsëri shtroi në rend dite këtë çështje, e cila përveç FOX News nuk ishte në rend dite të asnjë shtëpi mediale tjetër në SHBA.
Zëdhënësja e Pentagonit, Dana White lidhur me pyetjen e gazetarit të AA-së për këtë çështje tha se do të vazhdojmë që ta mbështesin PKK/PYD-në. Pak kohë pas kësaj, koalicioni kundër DEASH-it u detyrua të japë deklaratë për situatën.
Koalicioni tha se nuk ka marrë pjesë në afishimin e posterit dhe se nuk e miratojnë sjelljen në fjalë. Më pas PKK/PYD deklaroi se kontrolli i Rakka-s është marrë nëpërmjet ideologjisë së Ocalan-it. Pas kësaj gazetarët e AA-së vazhduan ta mbajnë këtë çështje në rend dite.
Gazetari i AA-së në një konferencë për media të organizuar në bazën amerikane Fort Belvoir të Shtatmadhorisë së ushtrisë amerikane Joseph Dunford dhe përfaqësuesit special të presidentit të SHBA-ve Donald Trump për luftën kundër DEASH-it, Brett McGurk pyeti: “A po e konfirmojnë këtë deklaratë të PKK/PYD-së dhe se a kanë diskutuar për këtë gjë me PKK/PYD-në”.
Gjenerali i Përgjithshëm Dunford u përgjigj vetëm se "SHBA e dënon PKK-në si një organizatë terroriste dhe se e ndan përkufizimin e Turqisë për PKK-në", kurse përfaqësuesi special McGurk pothuajse nuk arriti të thotë asgjë.
Marrëdhëniet SHBA-PKK/PYD në Siri, qëndrimi diskriminues dhe terrorist i organizatës terroriste PKK/PYD ndaj elementëve të tjerë në veri të shtetit dhe diskutimet për civilët të cilët vdesin në sulmet e koalicionit janë çështjet të cilat shpesh shtrohen në rend dite nga gazetarët e AA-së.
Në anën tjetër gazetarët e AA-së, përveç mbështetjes së SHBA-ve për PKK/PYD-në, në rend dite të Departamentit Amerikan të Shtetit kanë shtruar edhe politikat dhe qëndrimin e SHBA-ve për rajonet e krizës si në Siri, Irak dhe Arakan.