Barış Gündoğan
14 Shtator 2016•Përditësim: 14 Shtator 2016
ANKARA (AA) - Ka shkuar në 6 numri i militantëve të organizatës terroriste DAESH të vrarë nga forcat e koalicionit ditën e djeshme gjatë një operacioni në Jahmul, Kafer dhe Khan, raporton Anadolu Agency (AA).
joftimin e ka bërë Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë turke në një komunikatë për shtyp në ueb-faqen zyrtare ku ka dhënë detaje mbi gjendjen e deritanishme të operacionit "Mburoja e Eufratit".
Në deklaratë thuhet se fluturimet për zbulimin dhe evidentimin e pozicioneve të organizatës terroriste DAESH vazhdojnë me intensitet normal dhe se krahas 6 pozicioneve të goditura orët e fundit deri më sot janë goditur gjithsej 524 pozicione të organizatës terroriste DAESH me anë të 2.245 gjuajtjeve me artileri të rëndë.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se forcat ajrore turke nuk kryejnë operacione, por se janë të gatshme për ndonjë rast urgjent dhe se në sajë të 6 operacioneve të koalicionit janë neutralizuar 6 militantë të DAESH-it.
Fluturimet e zbulimit të avionëve pa pilotë "Bajraktar" janë duke vazhduar citon deklarata dhe në vazhdim thuhet: ''Nga ana tjetër organizata shtetërore të ndihmave humanitare si AFAD dhe Kızılay (gjësmë hëna e kuqe turke) janë duke vazhduar operacionet e tyre humanitare ku po i vijnë në ndihmë civilëve në zonë dhe Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS). Ushtria turke ka marrë të gjitha masat për sigurimin e kufinjëve të vendit dhe ka treguar të gjithë maturinë dhe kujdesin e duhur në mënyrë që civilët të mos ndikohen nga ofensiva.''