Didar Yüsra Dilruba Öz
27 Tetor 2016•Përditësim: 27 Tetor 2016
ANKARA (AA) – Ushtria e Turqisë ka goditur të enjten 94 objektiva të DEASH-it dhe nëntë të PKK/PYD-së në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ushtria njofton se operacioni i së enjtes është pjesë e “Mburojës së Eufratit” i nisur në gusht, që sot ka hyrë në ditën e 65-të.
Operacioni i lartpërmendur ka në shënjestër grupet terroriste të DEASH-it dhe PKK/PYD të cilat luftohen nga opozita, Ushtria e Lirë Siriane (ULS) e cila ka mbështetjen e tankeve, artilerisë dhe aviacionit të ushtrisë së Turqisë.
PKK-ja dhe dega e saj siriane PYD, trajtohen nga Turqia si organizata terroriste edhe pse SHBA-të dhe BE-ja në listën e tyre të organizatave terroriste kanë vendosur vetëm PKK-në.
Burime nga armata e Turqisë thanë se opozita ka arritur të marrë kontrollin e rajonit Jabal Khirbat al-Kanisah në veri të Halepit.
Dy luftëtarët opozitarë u vranë dhe 16 të tjerë mbetën të plagosur gjatë këtyre luftimeve, thonë burimet.