Shpetim Hiseni
16 Shkurt 2019•Përditësim: 16 Shkurt 2019
SHKUP (AA) - Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeta e Dytë ka uruar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë së vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Kam kënaqësinë e madhe t'ju përcjell, Shkëlqesisë Suaj, urimet e mia për festimin e Ditës suaj Kombëtare, së bashku me dëshirat e mia më të mira për lumturinë dhe prosperitetin e popullit të Kosovës në vitin e ardhshëm", thuhet në urimin e mbretëreshës britanike, njoftoi Zyra e presidentit të Kosovës.
Thaçi dje pranoi letër urimi edhe nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Ndryshe, Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008.