Agon Fehmiu
21 shtator 2015•Përditësim: 21 shtator 2015
PRISHTINË (AA) – Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi sot ka pritur Ambasadorin e Kuvajtit në Tiranë, Najeeb Al-Bader i cili ka ripërsëritur përkrahjen e shtetit të tij për pranimin e Kosovës në UNESCO, njofton MPJ e Kosovës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Për këtë përkrahje të Kuvajtit dhënë Kosovës, zëvendëskryeministri Thaçi e ka falënderuar ambasadorin Al-Bader dhe njëkohësisht, me të ka biseduar edhe për thellimin e bashkëpunimit në rrafshin ekonomik.
Zëvendëskryeministri Thaçi dhe ambasadori Al-Bader kanë diskutuar edhe për marrëveshjen për Komitetin e Përbashkët të Bashkëpunimit dhe marrëveshjen për mbrojtjen e investimeve, që tashmë janë finalizuar por, edhe për disa marrëveshje të tjera për bashkëpunim ndërshtetëror në bujqësi dhe arsim.