Hasan Esen
05 Prill 2020•Përditësim: 06 Prill 2020
Autoritetet shëndetësore britanike kanë njoftuar se numri i vdekjeve në mbarë Mbretërinë e Bashkuar nga koronavirusi i ri (COVID-19) është rritur në 4.934, me 621 raste të regjistruara vetëm gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Departmenti i Shëndetësisë së vendit po ashtu njoftoi se që nga mëngjesi i sotëm janë testuar gjithsej 195.524 persona, nga të cilët 47.806 rezultuan pozitiv.
Lajmi erdhi përderisa moti i ngrohtë bë Britani nxorri popullin në ambiente të jashtme, duke provokuar një përgjigje të ashpër nga sekretari britanik i shëndetësisë, Matt Hancock.
Hancock për BBC tha se nëse britanikët vazhdojnë të mos përfillin rregullat e distancës sociale dhe të mos respektojnë bllokimin, atëherë bllokimi do të forcohet më tej si në vendet e tjera të Evropës, si në Francë dhe Itali.
"Mendoj se ky shembull i ushtrimit është vërtet i rëndësishëm, sepse ne kemi thënë për shkak të përfitimeve pozitive për shëndetin tuaj fizik dhe mendor është mirë të ushtroheni vetë ose me anëtarët e familjes tuaj. Por, nëse rezultati i kësaj është se shumë njerëz dalin jashtë dhe nuk përfillin rregullat e tjera pasi thonë 'Epo, nëse mund të bëj ushtrimet, atëherë është mirë të bëj edhe gjëra të tjera'... atëherë, mendoj se ne duhet të veprojmë", tha Hancock.
Një këshill në jug të Londrës mbylli një park pasi një numër i madh njerëzisht kaluan ditën në diel.
"Pavarësisht këshillave të qartë, mbi 3 mijë njerëz kaluan sot në Parkun Brockwell, shumë prej tyre për të marrë rreze dielli.
Pasi u shfaq për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën dhe bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins me bazë në SHBA numri i të vdekurve nga ky virus është mbi 65 mijë, ndërsa mbi 252 mijë janë shëruar pas trajtimit.