Hasan Esen
06 Korrik 2020•Përditësim: 07 Korrik 2020
Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 16 raste të reja të vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend në 44.236, transmeton Anadolu Agency (AA).
Këtë informatë përmes kumtesës e konfirmoi edhe Ministria britanike e Shëndetësisë.
Në kumtesë theksohet se në 24 orët e fundit kanë vdekur 16 persona, me çka numri i përgjithshëm i të vdekurve është rritur në 44.236.
Gjithashtu theksohet se janë raportuar 352 raste të reja me COVID-19, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve është rritur në 285.768.