Beyza Binnur Dönmez
20 Maj 2020•Përditësim: 20 Maj 2020
Numri i personave të shëruar nga koronavirusi i ri (COVID-19) në nivel global sot ka tejkaluar shifrën 1.7 milionë, njoftoi Universiteti "Johns Hopkins" me qendër në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).
Të dhënat e universitetit tregojnë se gjithsej 1.706.539 njerëz fituan betejën kundër COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi i ri.
Numri i rasteve kaloi shifrën 4.9 milionë persona ndërsa janë regjistruar 323.723 vdekje.
SHBA ka numrin më të madh të personave të shëruar me afër 290.000, pasuar nga Gjermania me 156.881, Italia me 129.401 dhe Turqia me 112.895.
Megjithatë, SHBA vazhdon të jetë vendi më i goditur, me numrin më të madh të infeksioneve dhe vdekjeve, mbi 1.5 milionë raste dhe afër 92.000 vdekje
Derisa Britania e Madhe ka numrin e dytë më të lartë të vdekjeve me 35.422, Rusia ka numrin e dytë të rasteve, 308.705.