Bota

Mbahet ceremonia e parë për George Floyd në Minneapolis

Në Minnesota u mbajt ceremonia e parë mortore për George Floyd, afroamerikanin e vrarë nga dhuna policore në SHBA

Mücahit Oktay  | 05.06.2020 - Përdıtësım : 05.06.2020
Mbahet ceremonia e parë për George Floyd në Minneapolis ( Jordan Strowder - Anadolu Agency )

Minneapolis

Në Minnesota u mbajt ceremonia e parë mortore për George Floyd, afroamerikanin e vrarë nga dhuna policore në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ceremonia mortore u zhvillua në Universitetin "North Central" në Minneapolis ku morën pjesë të afërm, miq të Floyd dhe banorë të rajonit si dhe liderë fetarë dhe politikë.

Para ceremonisë që u transmetua drejtpërdrejt nga shtypi amerikan, përderisa automjeti me arkivolin e Floyd u afrua në ndërtesën e ceremonisë shefi i policisë në Minneapolis, Medaria Arradondo dhe zv.komisari Dave O'conner mabjtën qëndrim nderi duke u gjunjëzuar.

Me një fjalim në ceremoni, aktivisti civil dhe politikani Alfred Sharpton ftoi të pranishmit në sallë dhe të gjithë ndjekësit në televizion për qëndrim nderi për periudhën që polici la pa frymë afroamerikanin Floyd dhe e cila shkaktoi vdekjen e tij.

Për një kohë prej 8 minutash e 46 sekonda të pranishmit në sallë mbajtën qëndrim nderi për Floyd nën shoqërimin e muzikës ceremoniale ndërsa të afërmit familjarë dhe disa të ftuar përjetuan momente emocionale.

- "Mos bashkëpuno me të keqen, protesto kundër të keqes"

Në ceremoninë mortore në mesin e të pranishmëve morën pjesë personalitete si mbrojtësi i të drejtave të njeriut dhe prifti Jesse Jackson, senatoret e Minnesota-s, Amy Klobuchar dhe Tina Smith, guvernatori Tim Walz, kryebashkiaku i Minneapolisit, Jacob Frey. Ndërkohë Benjamin Crump, avokati i Floyd mbajti një fjalim emocionues ku vuri theksin se do të mbrojë deri në fund të drejtat e klientit të tij.

"Mos bashkëpuno me të keqen, protesto kundër të keqes. Protesto kundër torturës çnjerëzore për të cilën je dëshmitar në video. Sepse George Floyd meritonte një sjellje më të mirë se ajo", deklaroi Crump.

- Porgram burse në emër të George Floyd

Scott Hagan, kreu i Universitetit "North Central" ku u mbajt ceremonia për Floyd-in tha se kanë hapur një program për bursë në emër të George Floyd me qëllim për të kontribuar në arsimimin e të rinjve afroamerikanë në universitet dhe se deri më tani është mbledhur një donacion prej 53 mijë dollarësh.

"Nga këtu dua t‘u bëj thirrje të gjitha universiteteve. Çdo njeri nga ju mund të fillojë programin e bursës George Floyd", tha Hagan.

Përveç ceremonisë që u mbajt sot për Floyd-in, bëhet e ditur se më 6 qershor të shtunën do të mbahet një ceremoni e dytë në rajonin e Karolinës ndërsa më 9 qershor të martën do të varroset pas një ceremonie që do të zhvillohet në Houston.

- Ngjarja

George Floyd, afroamerikani 46-vjeç u arrestua nga policia disa ditë më parë në Minneapolis nën dyshimin për mashtrim. Ai iu përgjërua policëve duke thënë: "Nuk mund të marr frymë", pasi një polic i kishte vendosur për disa minuta gjurin mbi qafën e tij.

Floyd ndërroi jetë në spitalin ku u dërgua nga ekipet shëndetësore që mbërritën në vendngjarje, ndërkohë që pamjet e regjistruara me celularë nga qytetarët që kalonin në rrugë shkaktuan reagime të mëdha në rrjetet sociale.

Pamjet ndezën sërish debatin mbi dhunën policore kundër njerëzve me ngjyrë në SHBA dhe si rrjedhojë u mbajtën protesta në shumë qytete të vendit kryesisht në Minneapolis.

Për shkak të dhunës dhe plaçkitjeve të përjetuara në të paktën 40 qytete përfshirë Washingtonin dhe New Yorkun u shpall ora policore gjatë natës. Në rreth 25 qytete u mobilizuan Njësitë e Gardës Kombëtare për të mbështetur policinë dhe për të marrë nën kontroll ngjarjet.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın