Bota

May: Negociatat për Brexitin kanë hyrë në grackë

May theksoi se “është e papranueshme” që BE-ja hodhi poshtë planin e saj pa mos ofruar alternativë

Ekip  | 21.09.2018 - Përdıtësım : 22.09.2018
May: Negociatat për Brexitin kanë hyrë në grackë

Londër

LONDËR (AA) - Kryeministrja britanike, Theresa May, është shprehur se negociatat për Brexit-in kanë hyrë në grackë, pasi Bashkimi Evropian (BE) hodhi poshtë propozimet e saj për braktisjen e bllokut, transmeton Anadolu Agency (AA).

May theksoi se “është e papranueshme” që BE-ja hodhi poshtë planin e saj pa mos ofruar alternativë.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, në samitin në Salzburg tha se plani i kryeministres britanike “nuk do të funksiononte”.

Të dyja palët dëshirojnë të arrijnë marrëveshje, por se akoma nuk ka pajtueshmëri rreth çështjeve kyçe për marrëdhëniet e ardhshme tregtare dhe kufirin irlandez.

May po ashtu bëri thirrje për angazhim serioz me qëllim që të zgjidhen problemet.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın