Recep Şakar
26 Janar 2017•Përditësim: 26 Janar 2017
MELBOURNE (AA) – Shënimi i 26 janarit, Ditës së Australisë, filloi me kremtime dhe përfundoi me protesta, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kremtimin e kësaj feste morën pjesë qindra e mijëra njerëz nga mbarë vendi. Në Melburn, qytetarët australianë me origjinë nga vendet e tjera mbanin flamujt e vendeve të tyre dhe flamurin e Australisë.
Në anën tjetër Aborixhinët, populli autokton, këtë festë e kanë shpallur si "Ditën e pushtimit" duke organizuar protesta mbarëkombëtare. Protesta në Melburn u mbajtën para Parlamentit të shtetit Viktoria.
Aborixhinë pretendojnë se kolonët evropianë pas mbërritjes në kontinent më 26 janar 1778 masakruan dhe për këtë arsye nuk e festojnë këtë ditë. Ata argumentojnë se kolonët evropianë pas mbërritjes së tyre në kontinentin Australian më 26 janar 1778 kanë kryer masakër ndaj tyre, prandaj nuk kremtojnë këtë ditë.
Aborixhinët me afishe në duar brohorisnin me parullat "Nuk është dita e Australisë, por dita e pushtimit", "Ndryshoni historinë", "Ky gjithmonë ka qenë vend i Aborixhinëve, gjithmonë i tillë do të mbetet". Demonstruesit bllokuan trafikun për dy orë duke kritikuar qeverinë për mënyrën e trajtimit të Aborixhinëve.
Muriel Spearum për AA tha se këtë vit kanë organizuar një protestë e cila është një nga më të mëdhatë në vitet e fundit. Spearum theksoi se Aborixhinët kurrë nuk do të heqin dorë nga lufta për të drejtat e tyre, sepse ky është vendi i tyre.