Bota

Malta do ta njohë shtetin e Palestinës në shtator

- "Njohja do të bëhet gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së", thotë kryeministri maltez, Robert Abela.

Serdar Dincel  | 30.07.2025 - Përdıtësım : 31.07.2025
Malta do ta njohë shtetin e Palestinës në shtator

Istanbul

STAMBOLL (AA) - Malta do ta njohë shtetin e Palestinës gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në shtator, njoftoi kryeministri i vendit, Robert Abela, transmeton Anadolu.

"Pozicioni i vendit tonë pasqyron angazhimin tonë për të gjetur një zgjidhje në favor të paqes së qëndrueshme në Lindjen e Mesme", tha Abela në një postim në Facebook të martën në mbrëmje.

Njoftimi i Abelës erdhi vetëm disa orë pas një deklarate të ngjashme nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer dhe disa ditë pasi Franca zbuloi planet e saj për njohje.

Abela fillimisht njoftoi planet për të njohur shtetin e Palestinës në maj, duke deklaruar se kjo do të ndodhte gjatë një konference të OKB-së mbi Palestinën në qershor, por megjithatë, konferenca më vonë u shty.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın