Burak Bir
04 Dhjetor 2022•Përditësim: 05 Dhjetor 2022
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se arkitektura e re e sigurisë duhet t'i japë garanci Rusisë nëse Moska kthehet në tryezën e bisedimeve për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një intervistë për kanalet franceze TF1 dhe LCI në fund të vizitës së tij në SHBA, Macron tha se Perëndimi duhet të konsiderojë se si të trajtojë shqetësimet e sigurisë së Rusisë nëse presidenti Vladimir Putin pranon t'i japë fund luftës në mënyrë diplomatike.
Megjithatë, ai shtoi se vendimi për kushtet politike u takon ukrainasve.
Macron tha të enjten se Franca nuk do t'i inkurajojë kurrë ukrainasit që të bëjnë një kompromis që nuk do të jetë i pranueshëm për ta, sepse ata janë kaq të guximshëm dhe mbrojnë jetën e tyre, kombin e tyre dhe parimet e Perëndimit.
"Ne duhet të respektojmë ukrainasit për të vendosur momentin dhe kushtet në të cilat ata do të negociojnë territorin dhe të ardhmen e tyre", tha presidenti francez.
Macron theksoi se Franca dhe SHBA-ja ndajnë të njëjtin vizion për të vazhduar të ndihmojnë Ukrainën dhe të bëjnë gjithçka për të bërë presion ndaj Rusisë që të kthehet në tryezën e negociatave.