Bota

Maas: Nuk dëshirojmë rifillimin e konflikteve

"Duhet të sigurohet që operacioni ushtarak të mos vazhdojë pas përfundimit të afatit dhe se duhet të gjendet një zgjidhje politike. Nuk duam rifillimin e konflikteve. Për këtë ne po bëjmë përpjekje"

Erbil Başay  | 21.10.2019 - Përdıtësım : 22.10.2019
Maas: Nuk dëshirojmë rifillimin e konflikteve ( Abdülhamid Hoşbaş - Anadolu Agency )

Berlin
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, lidhur me marrëveshjen e arritur mes Turqisë dhe SHBA-së për tërheqjen nga zona e sigurtë e organizatës terroriste YPG/PKK pas pauzës 120 orëshe në operacionin “Burimi i Paqes” tha se "Nuk dëshirojmë rifillimin e konflikteve", transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për shtyp pas takimit me ministrin e Jashtëm të Bjellorusisë, Vladimir Makey, ministri gjerman Maas lidhur me operacionin ushtarak që Turqia ka ndërmarrë në veri të Sirisë tha se qëndrimi i qeverisë gjermane dihet nga të gjithë dhe se operacioni nuk duhet të vazhdojë.

Duhet të sigurohet që operacioni ushtarak të mos vazhdojë pas përfundimit të afatit dhe se duhet të gjendet një zgjidhje politike tha Maas duke shtuar se "Nuk duam rifillimin e konflikteve. Për këtë ne po bëjmë përpjekje".

Pasi ka njoftuar se në rajon ka hyrë edhe Kryqi i Kuq, ministri Mass bëri të ditur që "Kjo është e rëndësishme për të dhënë një ide se si është në të vërtetë situata humanitare në rajon".


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.