Hajer M'tırı
09 Qershor 2017•Përditësim: 09 Qershor 2017
PARIS (AA) - Presidenti i sapozgjedhur francez Emmanuel Macron për zbatimin e reformave të shpallura ka nevojë për mbështetjen e Parlamentit, kurse rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në rajonet franceze jashtë shtetit dhe sondazhet e opinionit publik të kryera në vend dy ditë para zgjedhjeve paralajmërojnë se lëvizja e tij politike La Republique En Marche (LREM) do të fitojë shumicën parlamentare, raporton Anadolu Agency (AA).
Votuesit francezë në zgjedhjet parlamentare do të zgjedhin anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare, Dhomës së Ulët të Parlamentit, e cila gjithsej ka 577 vende. Raundi i parë i zgjedhjeve në 566 zona elektorale në Francë do të mbahet të dielën, ndërsa në rajonet ku asnjë kandidat nuk fiton shumicën më 18 qershor do të mbahet raundi i dytë.