Bota

Lumi Danub vërshon Budapestin

Drejtoria shpjegoi se të mërkurën niveli i ujit kishte arritur në 6.93 metra, duke shtuar se kjo shenjë e lartë e ujit ishte më e ulët se kulmi prej 8.91 metrash i regjistruar në vitin 2013

Nur Asena Ertürk  | 29.12.2023 - Përdıtësım : 30.12.2023
Lumi Danub vërshon Budapestin Foto: Arpad Kurucz/AA

Ankara

Lumi Danub ka vërshuar kryeqytetin hungarez Budapestin, transmeton Anadolu.

Dje, Drejtoria e Përgjithshme e Hungarisë për Menaxhimin e Ujërave ndau fotografi të përmbytjes.

Drejtoria shpjegoi se të mërkurën niveli i ujit kishte arritur në 6.93 metra, duke shtuar se kjo shenjë e lartë e ujit ishte më e ulët se kulmi prej 8.91 metrash i regjistruar në vitin 2013.

Ajo tha se nuk priten reshje të konsiderueshme në ditët në vijim.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın