Elena Teslova
29 Dhjetor 2023•Përditësim: 29 Dhjetor 2023
kryebashkiaku i Kievit, Vitaly Klichko, ka njoftuar se shpërthime kanë ndodhur në disa pjesë të kryeqytetit Kiev, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë në Telegram, Klichko u kërkoi banorëve të Kievit të strehohen në strehimore, duke thënë se sistemet e mbrojtjes ajrore po punojnë për të zmbrapsur sulmet.
Sipas një harte në internet për gjurmimin e sulmeve, alarm për sulm ajror është shpallur në të gjithë Ukrainën.
Zyrtarët nga rajonet Dnipro, Kharkiv, Khmelnytskyi, Odesa dhe Poltava konfirmuan shpërthime në territorin e tyre.
Po ashtu, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se një dron ukrainas u rrëzua mbi qytetin perëndimor rus Kursk.
Rusia filloi “operacionin e saj special ushtarak” në Ukrainë në shkurt 2022, mbi 22 muaj më parë.