Bota

Lirohen 100 talebanë në Afganistan

Zëdhënësi i Këshillit afgan për siguri nacionale Javid Faisal, tha se 100 talebanë janë liruar si rezultat i marrëveshjes së arritur mes SHBA-ve dhe talebanëve

Sayed Khodaiberdi Sadat  | 09.04.2020 - Përdıtësım : 10.04.2020
Lirohen 100 talebanë në Afganistan

Kabul

Si rezultat i marrëveshjes mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe talebanëve, janë liruar 100 talebanë të burgosur, që ishin në burgjet e Afganistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Këshillit afgan për siguri kombëtare, Javid Faisal tha se 100 talebanë janë liruar si rezultat i marrëveshjes së arritur mes SHBA-ve dhe talebanëve.

Faisal deklaroi se talebanët e liruar janë të detyruar t'i përmbahen marrëveshjes se nuk do të luftojnë sërish.

Përmendet se qeveria afgane është e hapur për bisedime me talebanët për avancimin e procesit paqësor.

Ende nuk dihet nëse në mesin e talebanëve janë edhe 15 zyrtarë të lartë, lirimi i të cilëve është kërkuar.

Zëdhënësi i talebanëve, Zavihullah Muxhahid pohon se militantët e liruar nuk janë pjesë e shkëmbimit të të burgosurve.

Siç tha ai, emrat e militantëve të liruar nuk gjenden në listën e 5.000 personave që e kanë dorëzuar tek Qeveria në Afganistan.

"Marrëveshja historike e Paqes në Afganistan" u nënshkrua më 29 shkurt në Doha të Katarit nga i dërguari amerikan, Zalmay Khalilzad dhe një nga themeluesit e lëvizjes talebane, Mullah Abdul Ghani Baradar.

Marrëveshja parashikon fillimin e procesit të paqes në Afganistan, i cili duhet të përfundojë konfliktin 19-vjeçar dhe luftën më të gjatë në të cilën kanë marrë pjesë SHBA-të.

Paralelisht me këtë, një delegacion i SHBA-ve dhe Qeveria e Afganistanit nënshkruan deklaratë të përbashkët në të cilën thuhet se SHBA-të do të fillojnë të tërheqin forcat e tyre nga Afganistani dhe të ulin numrin e ushtarëve në këtë vend nga 13.000 në 8.600 në afat prej 135 ditëve.

Tërheqja e të gjitha forcave amerikane dhe aleate nga Afganistani parashihet në 14 muajt e ardhshëm, por kjo do të varet nëse lëvizja talebane do të respektojë detyrimet e saj të marra me këtë marrëveshje.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın