Shpetim Hiseni
30 Janar 2025•Përditësim: 31 Janar 2025
Liqeni Erie në SHBA ka arritur një rekord të ri për mbulimin e akullit në sezonin dimëror 2024-2025, transmeton Anadolu.
Liqeni, i cili përfshin katër shtete të SHBA-së - New York, Ohio, Pennsylvania dhe Michigan - tani është i mbuluar nga akulli në një shkallë prej 86,33 për qind.
Liqeni Erie është një nga liqenet më të mëdha të Amerikës së Veriut, ndërsa një pjesë e tij ndodhet edhe në Kanada.
Ai ka produktivitet të lartë biologjik dhe është një burim jetik i ujit të pijshëm, peshkimit dhe rekreacionit.
Qytetet kryesore përgjatë brigjeve të tij janë Cleveland, Buffalo dhe Toledo.