Amina Zorniç
02 Janar 2016•Përditësim: 02 Janar 2016
SAN DIEGO (AA) - Një rast i pazakontë ka ndodhur në prag të Vitit të Ri në një spital në qytetin San Diego të SHBA-ve, ku bineqët, një djalë dhe një vajzë, kanë lindur një minutë para vitit të ri dhe dy minuta pas mesnate, raporton Anadolu Agency (AA).
Në qendrën mjekësore Kaiser Permanente Zion, vajza Jaelyn ka lindur në ora 23:59 minuta, pra në vitin 2015, kurse vëllai i saj Luis në jetë erdhi në ora 00:02 minuta të vitit 2016. Binjakët u lindën nga nëna Maribel (22), ndërsa në lindje i pranishëm ishte edhe bashkëshorti i saj, Luis Valencia.