Dildar Baykan Atalay
19 Nëntor 2021•Përditësim: 19 Nëntor 2021
Liderët e SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës në samitin e tyre të parë që nga viti 2016, dhanë mesazhin për bashkëpunim në fushat si pandemia COVID-19, zhvillimi dhe siguria, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nën organizimin e presidentit amerikan, Joe Biden, një samit trepalësh u zhvillua me presidentin e Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador dhe kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau
Sipas një deklarate me shkrim nga Shtëpia e Bardhë, liderët e vendeve të Amerikës Veriore në takimin e tyre të parë që u zhvillua pas 5 vitesh, vendosën theksin mbi bashkëpunimin dhe lidhjet e forta mes vendeve.
Liderët ranë dakord për të ndërmarrë hapa konkretë të përbashkët në çështjet e zhvillimit të shëndetësisë globale, rregullimin e konkurrencës, rritjen e barabartë dhe luftën me emigracionin në rajon.
Në takimin ku u theksua se duhet të ndërmerren hapa edhe në luftën kundër trafikimit global të drogës, u vendos që mes 3 vendeve të formohet mekanizmi i koordinimit për zinxhirin e furnizimit.
Gjithashtu theksohet se në takim u mor vendimi për luftë të përbashkët me krizën e klimës globale dhe vendosjen e disa rregulloreve në çështjet e emigracionit.