Gülşen Topçu
25 Qershor 2020•Përditësim: 25 Qershor 2020
Ministri i Brendshëm i Libisë, Fathi Bashagha ka biseduar me zyrtarët e SHBA-së në lidhje me bashkëpunimin në fushën e sigurisë mes dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin nga Ministria e Brendshme e Libisë thuhet se në bisedën e realizuar me video-konferencë janë trajtuar përpjekjet për reforma në sektorin e sigurisë në Libi dhe planin për zhvillimin e shërbimeve dhe departamenteve të ministrisë.
Gjatë bisedës është vlerësuar çështja për kontributin e SHBA-së në pastrimin e minave të vendosura nga milicitë e liderit të forcave jolegjitime në lindje të Libisë.
Nga pala libiane në bisedë përveç Bashagha kanë marrë pjesë Nënsekretari i Çështjeve të Sigurisë, Mohammed al-Madagi, drejtori i Zyrës Policore Ndërkombëtare Abdulhamid al-Ghazali, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Operacioneve të Sigurisë Ali an-Nuvaysiri dhe drejtori i Shërbimit të Hetimit Penal Mahmoud Ashur.
Ndërsa nga pala amerikane morën pjesë Ndihmës i Sekretarit amerikan të Shtetit përgjegjës për Çështjet e Afrikës Veriore, Henry Worcester dhe ambasadori i SHBA-së në Tripoli, Richard B. Norland si dhe disa komandantë.