Çağrı Koşak
02 prill 2021•Përditësim: 02 prill 2021
Një studim rreth vetëvrasjeve në Liban, ku u përjetuan kriza politike dhe ekonomike, u përcaktua se çdo 2.5 ditë 1 person i ka dhënë fund jetës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Studimi i kryer nga 7 psikiatër në Liban dhe bazuar në të dhënat e forcave të brendshme të sigurisë për vetëvrasjet midis janarit 2008 dhe dhjetorit 2018, u publikua në Gazetën Aziatike të Psikiatrisë.
Në studim, ku gjithsej u regjistruan 1.366 raste të vetëvrasjeve gjatë periudhës së përmendur, thuhet se mesatarisht çdo 2.5 ditë 1 person ka kryer vetëvrasje.
Gjithashtu bëhet e ditur se shkalla e burrave në rastet e vetëvrasjeve në vend është 66 për qind dhe shkalla e grave ishte 34 për qind.
Sipas studimit, 70.4 për qind e personave që kanë kryer vetëvrasje ishin libanezë, 13.2 për qind etiopianë, 10.9 për qind sirianë dhe 2 për qind palestinezë.
Kriza ekonomike në Liban
Ekonomia libaneze, e cila ka një strukturë shumë të brishtë për sa i përket ndarjeve politike të bazuara në fe dhe sekte të ndryshme, po përjeton krizën më të madhe që nga lufta civile në vitet 1975-1990.
Monedha vendase, lira libaneze, tregtohet me çmime të ndryshme me zhvlerësim në banka dhe në tregun e zi, megjithëse Banka Qendrore e mban normën të qëndrueshme. Ndërsa norma zyrtare e përcaktuar nga Banka Qendrore është 1500, norma aktuale në banka ishte 3.900 lira ndërsa në tregun e zi dollari u rrit në mbi 10 mijë lira.
Në vend ndërprerjet afatgjata të energjisë elektrike janë përjetuar për shkak të vështirësive në furnizimin e materialit të karburantit që tregtohet në dollarë.