Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Ukrainë, regjistrohet shifra më e lartë e vdekjeve dhe rasteve ditore me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me 19.893 raste të reja numri i rasteve ka arritur në 1.711.630 ndërsa me 433 të vdekur numri i viktimave ka arritur në 33.679

Talha Yavuz  | 02.04.2021 - Përdıtësım : 02.04.2021
Ukrainë, regjistrohet shifra më e lartë e vdekjeve dhe rasteve ditore me COVID-19

Kiev

Me 433 viktima dhe 19.893 raste të reja në 24 orët e fundit në Ukrainë është regjistruar numri më i lartë i vdekjeve dhe rasteve ditore nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me 19.893 raste të reja numri i rasteve ka arritur në 1.711.630 ndërsa me 433 të vdekur numri i viktimave ka arritur në 33.679.

Në vendin ku janë kryer mbi 128 mijë teste për COVID-19, janë shëruar 10.287 persona ndërkohë që 5.040 të tjerë janë dërguar në spital.

Punimet e vaksinimit masiv në vend kanë filluar më 24 shkurt dhe deri më tani janë vaksinuar gjithsej 267.833 persona.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın