Bota

Letonia reagon ndaj marrëdhënieve të Gjermanisë me Rusinë dhe Kinën

Ministri i Mbrojtjes së Letonisë, Artis Pabriks ka reaguar ndaj marrëdhënieve të Gjermanisë me Rusinë dhe Kinën me shprehjen "imorale dhe hipokrite"

Nuri Aydın  | 28.01.2022 - Përdıtësım : 28.01.2022
Letonia reagon ndaj marrëdhënieve të Gjermanisë me Rusinë dhe Kinën

Ankara

Ministri i Mbrojtjes së Letonisë, Artis Pabriks ka reaguar ndaj marrëdhënieve të Gjermanisë me Rusinë dhe Kinën me shprehjen "imorale dhe hipokrite", transmeton Anadolu Agency (AA).

Pabriks në një intervistë për "Financial Times" foli në lidhje me marrëdhëniet e Gjermanisë me Rusinë dhe Kinën në ditët e fundit pasi Rusia sinjalizoi një sulm duke ndërtuar një ngritje ushtarake në kufirin ukrainas.

Ministri Pabriks përdori shprehjet "imorale dhe hipokrite" në lidhje me marrëdhëniet e Gjermanisë me Rusinë dhe Kinën.

Ai theksoi se marrëdhënia e Gjermanisë me këto dy vende shkaktoi mosmarrëveshje midis Evropës Lindore dhe Perëndimore. Pabriks kritikoi Gjermaninë se ishte në anën e Pekinit gjatë tensioneve mes Lituanisë dhe Kinës.

Pabriks gjithashtu reagoi lidhur me refuzimin e qeverisë gjermane për të dërguar municione ushtarake në Ukrainë dhe për të furnizuar Estoninë me obusë të vjetër gjermanë.

Ministri letonez duke komentuar se gjermanët e kishin harruar tashmë mbështetjen e dhënë nga SHBA-ja gjatë Luftës së Ftohtë, ai tha se: "Gjermanët duhet të kujtojnë detyrën e tyre morale".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın