Bota

Leicester mposht Manchester City-n

"Dhelprat" kryesojnë tabelën e Premier Ligës me 9 pikë, duke fituar të tre ndeshjet e tyre. Manchester City ka 3 pikë dhe zë vendin e 13-të në renditje.

Can Erözden  | 28.09.2020 - Përdıtësım : 29.09.2020
Leicester mposht Manchester City-n

Ankara

Leicester City shpartalloi ekipin Manchester City me rezultatin 5:2 të dielën në një ndeshje të Premier Ligës angleze, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipi vendas, Manchester City, shënoi golin e avantazhit në minutën e katërt, ndërsa anësori algjerian Riyad Mahrez gjuajti topin në këndin e sipërm të rrjetës së Leicester në Stadiumin Etihad në Manchester.

Leicester fitoi një goditje dënimi në minutën e 36-të, ndërsa sulmuesi anglez Jamie Vardy u ndalua në mënyrë të palejuar në zonën e rreptësisë.

Vardy shënoi nga penalltia për të barazuar rezultatin.

Në pjesën e dytë, "dhelprat" e thelluan avantazhin në 3:1 me golat radhazi të Vardy, duke përfshirë një tjetër goditje dënimi.

Një goditje e fuqishme në minutën e 77-të e sulmuesit të Leicester, James Maddison, nga jashtë zonës tundi rrjetën e Manchester City, duke e rritur epërsinë e mysafirëve në 4:1.

Shtatë minuta më vonë, mbrojtësi i Manchester City, Nathan Ake, shënoi golin e dytë për skuadrën e tij, duke e bërë rezultatin 2:4.

Pranë fundit të ndeshjes, Maddison u rrëzua në zonën e rreptësisë, me çka u akordua një tjetër goditje dënimi për Leicester.

Mesfushori belg Youri Tielemans ishte i saktë nga pika e bardhë duke shënuar rezultatin përfundimtar 5:2 për Leicester City.

Vardy ishte protagonisti kryesor i fitores, duke shënuar tre gola.

"Dhelprat" tani kryesojnë tabelën e Premier Ligës me 9 pikë, duke fituar të tre ndeshjet e tyre. Manchester City ka 3 pikë dhe zë vendin e 13-të në renditje. 





Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.