Murat Ünlü
21 Prill 2016•Përditësim: 22 Prill 2016
PARIS (AA) – Ministri francez i Mbrojtjes Jean-Yves Le Drian deklaroi se organizata terroriste DAESH në masë të madhe është duke u tërhequr, dhe se me një aksion vendimtar mund të çrrënjoset, raporton Anadolu Agency (AA).
Le Drian ishte mysafir në radion franceze “FranceInfo”, ndërsa me këtë rast theksoi se për mposhtjen e DAESH-it në Siri dhe Irak doemos duhet veprimi i përbashkët. “DAESH-i në masë të madhe po tërhiqet. Konisderoj se organizata terroriste ka humbur mes 30 dhe 40 përqind të territorit që e pushtoi në Irak dhe Siri”, tha Le Drian.