Ekip
01 Shtator 2017•Përditësim: 02 Shtator 2017
SARAJEVË (AA) – Në të gjitha pjesët e botës muslimanët sot në mëngjes falën namazin e Bajramit dhe pritën një nga festat e mëdha të Kurban Bajramit, raporton Anadolu Agency (AA).
Mijëra besimtarë pritën Kurban Bajramin nëpër xhamitë e mbarë Turqisë.
Edhe muslimanët në Itali falën namazin e Bajramit në Romë. Para namazit, në vende të ndryshme ngjitën fletushka për vrasjen e të pafajshmëve në sulmet e fundit terroriste të kryera më 17 gusht në Barcelonë, por edhe për muslimanët e pafajshëm në Arakan të cilët përjetojnë dhunë dhe torturë nga ana e ushtrisë së Mianmarit.
Xhamitë ishin të mbushura me besimtarë edhe në Suedi dhe Gjermani ku namazi i Bajramit u fal në qytete të ndryshme. Muslimanët në Stokholm festën më të madhe e pritën në xhaminë Fittja.
Mijëra besimtarë mbushën edhe xhaminë qendrore në Moskë. Për shkak të numrit të madh të besimtarëve që falën namazin në rrugë afër xhamisë, komunikacioni u ndalua.
Një numër i madh i besimtarëve arritën edhe në xhamitë në Uzbekistan si dhe në Egjipt ku namazi i Bajramit u fal në xhaminë Amr bin As.
Kurban Bajrami u prit edhe në sheshin e dëshmorëve në Tripoli të Libisë, por edhe në xhaminë Arbin në Damask të Sirisë. Një numër i madh i besimtarëve morën pjesë në namazin e Bajramit në Afganistan, Etiopi dhe Tunizi.
Festa e Bajramit mbisundon edhe në Indonezi, por edhe në Katar ku besimtarët sot në mëngjes mbushën xhaminë e Imam Muhammed bin Abdulvahap në Doha.
Namazin e Bajramit në xhaminë e vjetër Niucie e falën besimtarët në Pekin.