Mustafa Keleş
02 Qershor 2016•Përditësim: 02 Qershor 2016
OKB (AA) - Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka dënuar provat e hedhjes së raketave të Koresë së Veriut në datat 27-28 prill dhe 31 maj si dhe ka paralajmëruar rritje të masave shtrënguese të embargos ndaj këtij vendi, raporton Anadolu Agency (AA).
Këshilli i Sigurimit ka dënuar këto veprime pasi Koreja e Veriut edhe pse ka marrë shumë reagime për provat e raketave balistike nuk i ka ndaluar ato.
Në deklaratën e përbashkët të miratuar në Këshilli i Sigurimit thuhet se Koreja e Veriut ka shkelur rregullat e miratuara nga ky institucion. Në deklaratë i bëhet thirrje të gjitha vendeve anëtare në këtë institucion për të zbatuar embargon ndaj Koresë së Veriut.
Këto prova kanë rritur tensionet në rajon, thuhet në deklaratë dhe më pas theksohet se Këshilli është i shqetësuar nga shpenzimet e Koresë së Veriut për raketat balistike.