Bota

Kryeministri Rama vizitë në Katar

Kryeministri Rama gjatë vizitës u prit në një ceremoni zyrtare ku merrnin pjesë personalitetet më të larta të shtetit të Katarit

Fatjon Cuka  | 16.04.2019 - Përdıtësım : 17.04.2019
Kryeministri Rama vizitë në Katar

Tiranë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po zhvillon një vizitë zyrtare në Katar me ftesë të Emirit të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri Rama gjatë vizitës u prit në një ceremoni të posaçme zyrtare ku merrnin pjesë personalitetet më të larta të shtetit të Katarit, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë së Shqipërisë.

Rama ka realizuar një takim me Emirin e Katarit, ndërsa theksohet se “Gjatë takimit, bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, si dhe shprehën angazhimin e tyre për të thelluar bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë, kryesisht në turizëm dhe infrastrukturë”.

Gjithashtu, zhvillimi i turizmit dhe i tregtisë së ndërsjellë mes dy vendeve, u theksuan gjatë takimit si prioritet.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın