Bota

Kryeministri Rama takon mbretin e Jordanisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një vizitë në kryeqytetin e Jordanisë, Aman, ku është pritur me ceremoni nga mbreti Abdullah II

Fatjon Cuka  | 08.12.2025 - Përdıtësım : 08.12.2025
Kryeministri Rama takon mbretin e Jordanisë Burimi: Kryeministria e Shqipërisë

Tiranë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me mbretin e Jordanisë, Abdullah II, transmeton Anadolu.

Kryeministri Rama ka zhvilluar një vizitë në kryeqytetin e Jordanisë, Aman, ku është pritur me ceremoni nga mbreti Abdullah II.

"I nderuar nga mikpritja e veçantë e Mbretit të Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, një monark i respektuar botërisht dhe një mik i çmuar posaçërisht", ka shkruar Rama në rrjetet sociale.

Pjesë e delegacionit të kryesuar nga Rama janë edhe zyrtarë të tjerë të Shqipërisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın