Bota, Koronavirusi

Kryeministri izraelit sërish do të testohet për COVID-19

Pasi u vërtetua se këshilltarja e tij Rivka Paluch ishte pozitive ndaj koronavirusit, është marrë vendim që kryeministri Netanyahu sërish t’i nënshtrohet testit

Mustafa Deveci  | 30.03.2020 - Përdıtësım : 30.03.2020
Kryeministri izraelit sërish do të testohet për COVID-19

Kuds

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netayahu sërish do të testohet për koronavirus të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Pasi u vërtetua se këshilltarja e tij Rivka Paluch ishte pozitive ndaj koronavirusit, është marrë vendim që kryeministri Netanyahu sërish t’i nënshtrohet testit.

Ende nuk dihet se kur do të bëhet testi, e as nëse kryeministri Netanyahu do të dëshirojë të qëndrojë në karantinë.

Ndryshe, Netanyahu më 15 mars u testua për koronavirus, duke rezultuar negativ, ndërsa sot u bë e ditur se me koronavirus është infektuar këshilltarja e Netanyahut, Paluch.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Izraelit, në këtë vend deri më tani janë regjistruar 4.347 raste me koronavirus, ndërsa së paku 15 të vdekur.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın