Bota

Kryeministri britanik: Pushtimi rus i Ukrainës do të ishte "hap katastrofik"

"Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që njerëzit në Rusi të kuptojnë se kjo mund të jetë një Çeçeni e re", tha Boris Johnson

Ahmet Gürhan Kartal  | 24.01.2022 - Përdıtësım : 24.01.2022
Kryeministri britanik: Pushtimi rus i Ukrainës do të ishte "hap katastrofik"

Londër

Britania përsëriti se një pushtim rus i Ukrainës do të ishte një "hap katastrofik", transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për mediat lokale, kryeministri britanik Boris Johnson tha se një pushtim "do të jetë një punë e dhimbshme, e dhunshme dhe e përgjakshme".

"Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që njerëzit në Rusi të kuptojnë se kjo mund të jetë një Çeçeni e re", tha Johnson.

Johnson iu përgjigj një pyetjeje për një luftë të mundshme, duke thënë se "nuk është e pashmangshme".

"Më duhet t'ju them se mendoj se inteligjenca është mjaft e zymtë në këtë pikë", tha Johnson, duke shtuar:

"Ka sigurisht një grup shumë, shumë të madh të forcave ruse dhe ne duhet të ndërmarrim hapat e nevojshëm".

"Unë në asnjë mënyrë nuk mendoj se është e pashmangshme tani, mendoj se megjithatë mund të mbizotërojë mendimi praktik", shtoi ai.

Zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar kanë paralajmëruar vazhdimisht Rusinë për çdo pushtim në Ukrainë.

Britania më herët gjatë ditës kërkoi që një pjesë e stafit të saj nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kiev të largohet nga vendi mes tensioneve në rritje në rajon.

Johnson javën e kaluar tha se çdo inkursion rus do të ishte një fatkeqësi "jo vetëm për Rusinë, por gjithashtu do të ishte një fatkeqësi për botën".

"Britania e Bashkuar qëndron drejtpërdrejt pas sovranitetit dhe integritetit të Ukrainës", nënvizoi Johnson duke theksuar mbështetjen e vendit të tij për Ukrainën.

Ai tha se Mbretëria e Bashkuar "po bën gjithçka që është e mundur për të mbështetur popullin ukrainas përballë një fushate dezinformimi nga Rusia që synon të minojë fqinjin e saj sovran".

"Britania mbetet e hapur për bisedime të mëtejshme me Rusinë", vuri në dukje Johnson javën e kaluar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın