Bota, Koronavirusi

Kroaci, rekord i ri i rasteve ditore me COVID-19

Selia e Mbrojtjes Civile e Republikës së Kroacisë njoftoi se numri i rasteve aktive në Kroaci sot është gjithsej 7.380

Stipe Majic  | 22.10.2020 - Përdıtësım : 22.10.2020
Kroaci, rekord i ri i rasteve ditore me COVID-19

Zagreb

Në 24 orët e fundit në Kroaci u regjistruan 1.563 raste të reja me koronavirusin e ri(COVID-19) dhe 13 vdekje të tjera, transmeton Anadolu Agency (AA).

Selia e Mbrojtjes Civile e Republikës së Kroacisë njoftoi se numri i rasteve aktive në Kroaci sot është gjithsej 7.380. Midis tyre, 661 pacientë janë në spital, nga të cilët 46 janë në respirator.

"Që nga 25 shkurti i vitit 2020, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, janë regjistruar gjithsej 29.850 njerëz të infektuar me koronavirus, nga të cilët 406 vdiqën, gjithsej 22.064 njerëz u shëruan, nga të cilët 629 në 24 orët e fundit", njoftoi Selia e Mbrojtjes Civile.

Aktualisht 25.620 njerëz janë në vetizolim. Deri më tani, një total prej 421.648 njerëz janë testuar, nga të cilët 6.874 në 24 orët e fundit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın