Bota, Shëndetësi

Korea e Jugut përballet me një kllaster të ri infeksionesh me COVID-19

Shifrat e fundit ishin më të lartat që nga 24 shtatori kur u raportuan 109 raste, pas çka deri dje janë raportuar nën 100 raste ditore

Riyaz Khaliq  | 22.10.2020 - Përdıtësım : 22.10.2020
Korea e Jugut përballet me një kllaster të ri infeksionesh me COVID-19

Ankara

Një kllaster infeksionesh përreth zonës së Seulit të Madh i ka shkaktuar Koresë së Jugut edhe një sfidë tjetër për të luftuar pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Së fundmi, raportojnë mediat lokale, brenda 24 orëve Koreja e Jugut raportoi 121 raste të reja me COVID-19, shifër më e lartë në pothuajse një muaj, me çka numri i përgjithshëm i të të infektuarve me këtë virus ka shkuar në 25.543.

Numri i të vdekurve po ashtu u rrit në 453, përfshirë tre viktima të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit. Niveli i fatalitetit nga COVID-19 mbetet në 1,77 për qind.

Shifrat e fundit ishin më të lartat që nga 24 shtatori kur u raportuan 109 raste, pas çka deri dje janë raportuar nën 100 raste ditore.

Rritja e rasteve është për shkak të kllasterëve në spitalet e kujdesit për të moshuarit dhe objektet e tjera shëndetësore.

Autoritetet shëndetësore kanë intensifikuar përpjekjet për të gjetur pacientët e dyshuar, shumë prej të cilëve të lidhur me një spital në Gwangju, në jug të Seulit.

Koreja e Jugut po ashtu po përballet me sfidën e rasteve të koronavirusit të cilët nuk e dinë ku janë infektuar, shifër e cila përbën 13,2 për qind të të gjitha infeksioneve në dy javët e fundit.

Vendi me mbi 51 milionë banorë ka shmangur një bllokim të plotë, por ka zbatuar masa të shtrënguara për të frenuar përhapjen e virusit.

Nën "nivelin e parë" të masave të sigurisë, shumica e punës është normalizuar dhe nxënësit kanë rifilluar mësimet me numër të kufizuar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.