Stipe Majic
14 tetor 2020•Përditësim: 15 tetor 2020
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 4 viktima dhe 748 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i rasteve aktive sot ka arritur në gjithsej 3.210, njoftoi Mbrojtja Civile e Kroacisë.
Midis tyre, 441 pacientë janë në spital, nga të cilët 27 janë në respiratorë.
"Që nga 25 shkurti 2020 kur u regjistrua rasti i parë me COVID-19 në Kroaci janë regjistruar 21.741 raste nga të cilët 334 kanë vdekur, 18.197 janë shëruar, 308 prej tyre në 24 orët e fundit", tha Mbrojtja Civile.
Aktualisht janë 16.598 persona në vetëizolim.
Deri më tani janë testuar 372.683 persona nga të cilët 6.448 në 24 orët e fundit.