Islam Uddin
14 tetor 2020•Përditësim: 15 tetor 2020
Koreja e Jugut gjatë ditës së fundit ka zbuluar dhjetëra raste të reja të koronavirusit (COVID-19) në qytetin juglindor Busan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap më shumë se 50 pacientë dhe punëtorë në një spital infermieror në Busan janë diagnostikuar me COVID-19.
Busan, qyteti i dytë më i madh i Koresë së Jugut me një popullsi prej 3,4 milionë banorë, ka raportuar deri më tani 486 raste të koronavirusit dhe katër vdekje nga sëmundja.
Autoritetet lokale theksuan se 43 pacientë dhe 10 punonjës të një spitali të vendosur në lagjen Mandeok deri më tani kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit.
Yonhap raportoi se kjo është hera e parë në qytet që më shumë se 50 raste janë gjurmuar në një lokacion të vetëm.
Rastet e fundit u raportuan pasi qeveria lehtësoi kufizimet e koronavirusit dhe lehtësoi masat e distancës sociale nga niveli i dytë në nivelin e parë, duke lejuar që klubet, baret dhe restorantet të funksionojnë normalisht.
Sipas Agjencisë së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve, Koreja e Jugut gjatë 24 orëve të fundit regjistroi 84 raste të reja, duke ngritur rritur numrin e përgjithshëm në 24.889
Me katër viktima të tjera, vdekjet po ashtu janë rritur në 438, ndërsa 23.030 njerëz janë shëruar.