Ilgın Karlıdağ
10 shkurt 2016•Përditësim: 11 shkurt 2016
BRUKSEL (AA) – Ministrat e Mbrojtjes të 28 vendeve anëtare të NATO-s të mërkurën u takuan në Bruksel për të diskutuar çështjet duke përfshirë kërkesën e Turqisë për të ndihmuar në përballjen me fluksin e refugjatëve sirianë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg para takimit u tha gazetarëve se anëtaret i kanë kuptuar shqetësimet e Turqisë.
“Kur aleati Turqia si dhe aleatët tjerë shtojnë pyetjen se çfarë mund të bëjë NATO për të ndihmuar ata që të menaxhojnë krizën, ne seriozisht do të shikojmë kërkesën dhe do të diskutojmë se si mund të procedojmë këtë çështje”, tha ai.
Kryeministri turk Ahmet Davutoglu dhe kancelarja gjermane Angela Merkel të hënën u dakorduan t’i kërkojnë NATO-s për të siguruar “mekanizma të vëzhgimit dhe të mbikëqyrjes" në kufirin sirian dhe në Detin Egje, ku kontrabandistët janë duke rrezikuar jetën e refugjatëve në vendkalimin e rrezikshëm në Greqi.
Stoltenberg nuk përmendi nëse ndihma e NATO-s do të shtrihet në misione ajrore apo detare për të luftuar trafikimin e njerëzve.
“Këto janë çështjet që po shikojmë t’i diskutojmë dhe për të gjetur mënyrë se si dhe nëse NATO do të sigurojë këto asete për të luftuar kontrabandistët”, tha ai.
Kalimi i refugjatëve sirianë përmes Turqisë deri në Evropë u shfaq si një krizë e madhe nga fundi i vitit të kaluar, kur 1.1 milion refugjatë kaluan në Evropë, rreth 850 mijë nëpërmjet Turqisë.
Gjithashtu, Turqia është duke strehuar 2.7 milionë sirianë të cilët janë larguar larguar nga vendi.