Betül Yürük
30 Prill 2016•Përditësim: 01 Maj 2016
GJENEVË (AA) - Eksperti i ndihmave humanitare të Mjekëve pa Kufi (MSF), Michiel Hofman, në lidhje me hetimin e rastit kur ushtria e SHBA-së më 20 tetor 2015 kishte organizuar sulm ajror mbi një spital të kësaj organizate në Kunduz të Afganistanit, ka pohuar se "Krimet e luftës nuk përcaktohen sipas qëllimit, i njëjti rregull vlen edhe në rastet e neglizhencës", raporton Anadolu Agency (AA).
Hofman në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së, tha se ende nuk ka një përgjigje për pyetjen nëse bombardimi i spitalit të MSF-së në Kunduz është krim lufte.
Në lidhje me deklaratën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës se sulmi nuk mund të identifikohet si krim lufte për shkak se nuk ka patur "qëllim", Hofman vlerësoi se: "Krimet e luftës nuk përcaktohen sipas qëllimit, i njëjti rregull vlen edhe në rastet e neglizhencës".
"Nuk presim që ndonjë hetim i brendshëm të japë përgjigje për pyetjen rreth krimeve të luftës, sepse mundësia e atyre të cilët e hetojnë rastin ku janë të përfshirë të akuzojnë veten se kanë kryer krim lufte është shumë e ulët dhe prandaj mendojmë se është i nevojshëm një hetim i pavarur", u shpreh Hofman.