Emre Gürkan Abay
22 janar 2018•Përditësim: 22 janar 2018
MOSKË (AA) - Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitriy Peskov, duke theksuar se nga afër ndjekin zhvillimet në lidhje me "Operacionin Dega e Ullirit" të filluar nga Turqia në Afrin, tha se zyrtarët rusë, vazhdojnë kontaktet me zyrtarët turq dhe sirianë, raporton Anadolu Agency (AA).
Peskov, në një deklaratë për gazetarët në kryeqytetin Moskë, tha se ruajtja e integritetit territorial të Sirisë është çështje prioritare për ata.
Ai duke theksuar se po ndjekin zhvillimet në lidhje me Operacionin "Dega e Ullirit", tha se "Zyrtarët rusë, vazhdojnë kontaktet me zyrtarët turq dhe sirianë".