Ekip
31 Korrik 2019•Përditësim: 01 Gusht 2019
Koreja e Veriut sot herët ka lançuar dy raketa balistike nga bregu i saj lindor në ujërat e hapur, thonë nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Koresë së Jugut (JCS), vetëm 6 ditë pas lançimit të fundit të raketave nga e njëjta zonë, transmeton Anadolu Agency (AA).
JCS u citua nga agjencia e lajmeve Yonhap të ketë thënë se raketa e parë u lançua rreth orës 5 sipas kohës lokale, ndërsa raketa tjetër u lançua rreth 20 minuta më vonë.
Pheniani e ka të ndaluar të provojë raketa balistike në bazë të disa rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Koreja e Veriut më herët njoftoi se raketat e javës së kaluar ishin një "armë e re me udhëzim taktik" dhe kishin për qëllim të ishin një paralajmërim për "nxitësit e luftës nga Koreja e Jugut" para fillimit të një stërvitjeje ushtarake të planifikuar të zhvillohet muajin e ardhshëm me SHBA-të.
Megjithatë, presidenti amerikan, Donald Trump, vazhdimisht ka zbutur rëndësinë e testeve raketore me rreze të shkurtër të Koresë së Veriut, duke theksuar se Pheniani është përmbajtur nga lançimet e raketave me rreze të gjata gjatë procesit të dialogut për denuklearizimin që nisi vitin e kaluar.
Mbetet e paqartë nëse SHBA dhe Koreja e Veriut do të vazhdojnë bisedimet në nivelin e grupeve të punës, pavarësisht se Trump ra dakord të bisedonte me liderin veri-korean Kim Jong-un gjatë takimit të tyre muajin e kaluar.
Sipas Yonhap, ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut, Kang Kyung-wha, u tha gazetarëve sot se "veprimet e Koresë së Veriut nuk ndihmojnë (në zbutjen) tensionet ushtarake, as nuk ndihmojnë në ruajtjen e momentin të volitshëm për bisedimet e denuklearizimit".