Ekip
31 Korrik 2019•Përditësim: 01 Gusht 2019
Një tërmet me fuqi prej 5.2 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur sot në mëngjes ishullin grek të Kretës, në jug të vendit, bëhet e ditur nga Instituti athinas për gjeodinamikë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Dridhja u regjistrua në ora 07:40 sipas kohës lokale ndërsa epiqendra ka qenë 23 kilometra në perëndim të qytetit Iraklion.
Shërbimi zjarrfikës dhe mbrojtja civile bënë të ditur se deri tani nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale.
Greqia shtrihet në një zonë aktive sizmike dhe tërmetet me magnitudë të tillë janë të shpeshta.