Dejan Maksimoviç
04 Shkurt 2016•Përditësim: 04 Shkurt 2016
SARAJEVË (AA) - Avioni i Donald Trump, të cilin e përdorë në fushatën për kandidatit presidencial të Partisë Republikane, u detyrua të aterojë në Nashville, pas një problemi në motor, raporton Anadolu Agency (AA).
Trump ishte duke udhëtuar në një tubim në Little Rock në Arkansas, kur Boeing 757 u detyrua të bëjë aterim të paplanifikuar në aeroportin ndërkombëtar në Nashville. Zëdhënësja e tij para mediave amerikane u shpreh se Trump vazhdoi udhëtimin me avion të huazuar.