Kasım İleri
05 Prill 2017•Përditësim: 05 Prill 2017
WASHINGTON (AA) - Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) ka njoftuar se kanë përcaktuar që Koreja e Veriut ka kryer testim të raketave balistike me rreze të mesme, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Komanda e Forcave Paqësore, konfirmohet se komanda ka përcaktuar se Koreja e Veriut në orën 11:42, me orën lokale, ka lëshuar një raketë balistike nga baza në afërsi të qytetit Sinpo dhe se raketa ka rënë në Detin e Japonisë në orën 11:51.
"Sipas të dhënave të para, është përcaktuar se raketa është e tipit KN-15 me rreze të mesme", thuhet ndër të tjera në deklaratë.
Gjithashtu theksohet se SHBA-ja është pranë Koresë së Jugut dhe Japonisë dhe se ndahet edhe informacioni i Komandës Amerikës së Veriut për Mbrojtjen e Hapësirës Ajrore (NORAD) se raketa në fjalë nuk kërcënon kontinentin e Amerikës.