Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Kore e Veriut, numri i rasteve me COVID-19 arrin në 2 milionë

Një pandemi e madhe në Korenë e Veriut, ku sistemi shëndetësor nuk është aq i mirë dhe njerëzit nuk janë të vaksinuar kundër COVID-19, mund të çojë në një krizë humanitare

Nuri Aydın  | 19.05.2022 - Përdıtësım : 19.05.2022
Kore e Veriut, numri i rasteve me COVID-19 arrin në 2 milionë

Ankara

Numri i rasteve me COVID-19 në Korenë e Veriut, e cila pretendonte se pandemia nuk u përhap deri vonë, ka arritur në 2 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Agjencisë Qendrore të Lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA), 262.270 persona kanë pasur simptoma të temperaturës së lartë në 24 orët e fundit dhe se numri i personave me temperaturë të lartë në vend që nga fundi i prillit është rritur në 1.98 milionë.

Në Korenë e Veriut, ku 1 person humbi jetën në 24 orët e fundit, numri i viktimave është rritur në 63.

Rreth 1.2 milionë nga personat me simptoma të temperaturës së lartë janë shëruar ndërsa 740.160 persona janë izoluar.

Pandemia mund të çojë në një krizë humanitare në Korenë e Veriut

Më 13 maj në vend humbën jetën 6 persona ndërsa zyrtarisht u njoftua se vdekja e vetëm njërit nga këta persona ishte shkaktuar nga varianti Omicron i COVID-19.

Një pandemi e madhe në Korenë e Veriut, ku sistemi shëndetësor nuk është aq i mirë dhe njerëzit nuk janë të vaksinuar kundër COVID-19, mund të çojë në një krizë humanitare.

Koreja e Veriut kishte refuzuar ofertën e miliona dozave nga Programi Global i Aksesit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Vaksinat COVID-19 (COVAX), i cili synon të sigurojë qasje të barabartë në vaksina për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Koreja e Veriut pretendon se pandemia nuk u përhap në vend falë masave të vendosura ndërsa portat e mbyllura kufitare i dhanë një goditje të rëndë ekonomisë së vendit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın