Bota

Kore e Jugut, mbi 90 mijë punonjës hyjnë në grevë

Më shumë se 90 mijë punonjës në Konfederatën e Sindikatave të Koresë së Jugut kanë hyrë në grevë, ndërsa në 14 rajone të vendit janë mbajtur edhe demonstrata masive

Gamze Türkoğlu Oğuz  | 21.11.2018 - Përdıtësım : 21.11.2018
Kore e Jugut, mbi 90 mijë punonjës hyjnë në grevë

Seul

SEUL (AA) - Më shumë se 90 mijë punonjës në Korenë e Jugut kanë hyrë në grevë për shkak të planit të ri për riorganizimin e orarit të punës në këtë vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e lajmeve Yonhap bëri të ditur se më shumë se 90 mijë punonjës në Konfederatën e Sindikatave të Koresë së Jugut (KCTU) kanë hyrë në grevë, ndërsa në 14 rajone të vendit janë mbajtur edhe demonstrata masive.

Në protestat para godinës së Parlamentit në kryqeytetin Seul morën pjesë rreth 10 mijë demonstrantë. Protestat përfunduan pa incidente.

Partitë politike në Korenë e Jugut, duke marrë parasysh ankesat e punëdhënësve, planifikojnë të bëjnë ndryshime lidhur me orarin e punës në vend, që momentalisht është 52 orë në javë.

Përfaqësuesit e sindikatave paralajmërojnë se ndryshimet e propozuara shkojnë në dëm të punonjësve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın