Ömer Koparan
29 gusht 2019•Përditësim: 30 gusht 2019
Mes organizatës terroriste YPG/PKK dhe Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) janë përjetuar konflikte të ashpra, si rezultat i përpjekjes së organizatës terroriste për t’u infiltruar në pjesën perëndimore të rajonit Al-Bab në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
YPG/PKK-ja mbrëmë në orët e natës ka ndërmarrë sulme me qëllim për t’u infiltruar në fshatin Kiklabash në perëndim të Al-Bab i cili ndodhet nën kontrollin e ULS-së.
Pas kësaj përpjekjeje mes ULS-së dhe organizatës terroriste janë përjetuar konflikte të ashpra duke përfshirë edhe armët e rënda.
Njëkohësisht YPG/PKK-ja ka sulmuar ULS-në edhe nga zona Kefer Karshin në jug të Azezit, sulm ky i cili është zmbrapsur nga ULS.
Ka sulmuar edhe Afrinin
Gjithashtu edhe mbrëmë natën, organizata terroriste YPG/PKK ka kryer një sulm ndaj opozitarëve në rajonin Kimar në jug të Afrinit. ULS në të njëjtën mënyrë i është kundërpërgjigjur edhe këtyre sulmeve.
Ndërkohë edhe Obuzët e Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) kanë goditur pozicionet e terroristëve të YPG/PKK-së.
YPG/PKK, e cila u nxor nga Afrini si rezultat i operacionit "Dega e Ullirit" vazhdon okupimin e saj në zonën Tel Rifat në jug të rajonit.
Organizata terroriste e cila është pozicionuar në këtë rajon shpeshherë vendos në objektiv vendbanimet nën kontrollin e ULS-së.