Selen Temizer,Halit Süleyman
14 Nëntor 2016•Përditësim: 14 Nëntor 2016
AZEZ (AA) - Si pasojë e konflikteve mes grupeve opozitare Ahraru'sh Sham dhe frontit Sham në rajonin Azez të qytetin Halep, në veri të Sirisë kanë humbur jetën 3 civilë, raporton Anadolu Agency (AA).
Bëhet e ditur se konflikti i nisur në mesnatë mes Ahraru'sh Sham dhe frontit Sham është intensifikuar më pas. Si pasojë e konfliktit i cili ka vazhduar përreth kampit Siccu ku qëndrojnë 10 mijë sirianë kanë humbur jetën 3 civilë, nga të cilët 2 prej tyre fëmijë si dhe janë plagosur 15 persona të tjerë.